Kastro Zizo ka dy fëmijë, por s’ka ndjerë për njeri: “Dashuria është për injorantët”

I ftuar në “Top Show Magazine”, Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo ka tërhequr vëmendjen me deklaratën që bëri për dashurinë. Edhe pse është martuar dy here dhe nga këto martesa ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë kantautori tregoi se nuk ka dashuruar kurrë.“Dashuria është nje iluzion. Unë nuk kam dashuruar asnjëherë. Dashuria është për injorantët”, tha ai, rrëfim që u prit me kundërshti nga paneli në studio.