Kartolina e Vitit të Ri në “Top Channel”; Për herë të parë zbulohen intimitetet e fytyrave VIP të ekranit
“Top Channel” ka transmetuar kartolinën e fundvitit, që tashmë është kthyer në një traditë duke sjellë atmosferën e bukur të festave. Por këtë vit ndryshe nga vitet e mëparshme, prezantuesit e njohur nuk kënduan, gjë që e bënë Eugent Bushpepa dhe Kamela Islamaj. Për herë të parë fytyrat e njohura të ekranit ekspozuan në klip fragmente nga jeta e tyre intime. Ledion Liço me djalin, Xhemi Shehu me djemtë, Arbana Osmani me djalin po ashtu, Jonida Shehu me vajzën, Eno Popi dhe Elvis Pupa me partneret, shtëpitë e Alban Dudushit, Marin Memës, Altin Bashës, Edi Manushit, etj u hapën për herë të parë për kamerat. Mesa duket dashuria dhe familja e bashkuar ishte urimi i “Top Media” për publikun e tij në 2017-ën.