Karl Lagerfeld, tema e “Met Gala 2023”

Bota e modës po nderon të ndjerin Karl Lagerfeld. Muzeu Metropolitan i Artit njoftoi të premten se tema në Met Gala, do të jetë Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë.

Njoftimi u bë në studion e fotografive të Lagerfeld në Paris, Francë, për të cilën gazetari Derek Blasberg vuri në dukje se ka mbetur “i paprekur” që nga vd8kja e tij në 2019.Ekspozita e ardhshme do të shfaqë 150 dizajne të Lagerfeld nga Chanel, Balmain, Patou, Fendi, Chloe dhe linjën e tij personale. Pjesët do të shoqërohen me skica të Lagerfeld.

Gala vjetore zhvillohet të hënën e parë të majit dhe është një mbledhje fondesh për Muzeun Metropolitan të Artit . Ekspozita do të hapet për publikun më 5 maj dhe do të mbyllet më 16 korrik 2023.

Lagerfeld u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Stilisti punoi për shtëpi të ndryshme evropiane të modës, duke përfshirë Balmain dhe Chloé. Ai u bë drejtori kreativ i Fendi në 1965 dhe drejtor kreativ në Chanel në 1983. Ai rivitalizoi markën legjendare franceze të themeluar nga Coco Chanel në një fenomen ndërkombëtar që u bë mishërimi i elegancës, luksit dhe magjepsjes./Lapsi.al