Karantina Style/ Ja ku erdhi dita ta shohim dhe Victoria Beckham pa taka
Victoria Beckham ka nisur punën nga shtëpia, në një prej vilave që zotëron familja e njohur. Ikona e modës i kushton rëndësi veshjes në çdo moment dhe kjo duket qartë nga postimet që ka realizuar, e veshur stil me një golf të gjerë me dy ngjyra dhe xhinse vintage.
Nëse prisnit ta shihnit me taka, të paktën gjatë videos, mund edhe të jeni zhgënjyer, pasi Victoria ka zgjedhur të rrijë e veshur me çorapet e bashkëshortit.
Mesa duket të ndjerit rehat është perfitimi më i madh në ditët kur puna zhvillohet nga shtëpia, kështu që ndiqni këshillën e Victorias. Vendosni fokusin tek stili, pa harruar rehatinë./revistawho.com