“Kaos kaos” Shokon gazetari: Kanë dalë nga rrënojat pa e besuar se janë gjallë!

“Disa po qanin për njerëzit e tyre që ishin bllokuar në ndërtesë, të tjerë po dilnin nga rrënojat pa mundur të besonin se ishin gjallë, të tjerët po luteshin në heshtje, me lot në sy. Rreth meje ishte kaos.”

Ky është rrëfimi i gazetarit të Zërit të Amerikës, Mahmut Bozarslan i cili ishte në shtëpinë e tij në rajonin e Dijarbakırit, kur tërmeti goditi atë rajon të Turqisë.

U deshën sekonda, siç thotë ai, të hidhej lart, të nxirrte familjen në rrugë dhe të nxitonte në një zonë tjetër, ku ishte shembur një ndërtesë, nga e cila përcjell duke folur për APE-MPE pamjet që ka parë aty.

“Kaos kaos menjëherë pas tërmetit. Të gjithë ata që arritën të largoheshin nga shtëpitë e tyre ishin në rrugë ose në makina pasi është dimër dhe ftohtë. Kur mbërrita në pikën specifike, pashë me sytë e mi rreth 20 njerëz që dolën të gjallë nga rrënojat përmes shkatërrimit të plotë, njerëz të plagosur që po transferoheshin në ambulanca dhe njerëz që vraponin majtas e djathtas duke kërkuar të afërmit e tyre,” tregon Bozarslan.

Ai vetë ishte një nga ata me fat, pasi shtëpia e tij, një shtëpi dykatëshe pranë një fshati të zonës, i bëri ballë shumë stuhive Rihter dhe mbeti në këmbë.

“Unë isha në shtëpinë time. Isha zgjuar, nuk kisha fjetur as kur filloi të dridhej toka, mora familjen time dhe dolëm të gjithë menjëherë. Shtëpia ime është dykatëshe, nuk banoj në banesë, as në një pallat të madh. Edhe pse nuk është një ndërtesë e lartë, ajo u drodh deri në themel , ndërsa ndërtesat që nuk qëndruan ishin kryesisht ato me shumë kate ”, thotë ai.

Duke folur për publikun, ai përcjell për APE-MPE ankthin e banorëve të zonës për një tërmet të ri të mundshëm, duke thënë se tërmeti 7.7 Rihter i ndodhur në mesditë ka përhapur panik edhe më të madh.

“Nata do të jetë patjetër e gjatë”, thotë Mahmoud, i cili – si shumë të tjerë – u kujdes që të merrte motrat dhe nënën e tij në shtëpi, pasi zona ku jeton konsiderohet më e sigurt dhe më e durueshme.