Kanye West feston ndarjen e Kim nga Pete me një postim të ashpër në Instagram

Kanye West duket se është shumë i lumtur që Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes dhe nuk mund të qëndronte pa e ndarë lumturinë e tij me të gjithë. Pasi çifti u nda pas 9 muajsh bashkë, Kanye e festoi lajmin me një postim në Instagram pak minuta më parë. Ai ndau një artikull të rremë në faqen e parë të New York Times me një titull që lexonte:

“SKETE DAVIDSON KA VDEKUR NË MOSHËN 28-VJEÇARE”.

Kanye nuk ka shtuar asnjë fjalë në postimin e tij të ashpër, që është postimi i vetëm në faqen e tij në Instagram aktualisht.

Kanye e ka shprehur edhe më parë mospëlqimin e tij ndaj Pete. Ai e ofendonte atë si në mediat sociale, ashtu edhe në tekstin e këngëve të tij dhe e thërriste Pete me emrin Skete.