“Kam varrosur për së gjalli vajzën time”- Futbollisti i famshëm braktisi gruan për tu martuar me mbesën e saj: Mendoj se dhimbja do më shqyejë zemrën

Ndarja e ylli brazilian, Hulk nga bashkëshortja e tij Iran Angelo për tu martuar me mbesën e saj bëri bujë në media.

Dhe Iran Angelo ka reaguar për herë të parë, pesë muaj pasi sulmuesi i Shanghai SIPG, u martua me mbesën e saj Camila Angelo.

Ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjeu nga tradhtia e mbesës dhe ish-bashkëshortit në mediat sociale.

“Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time,”– tha Iran, duke komentuar martesën e ikonës së Brazilit me Camillan në fillim të këtij viti.

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk – Ian, Tiago dhe Alice.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkruan se e kishte konsideruar Camilan si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”– shkroi Iran.

Ndërsa shtoi: “Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja ështe e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet.

Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin … gjithçka. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikërat, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar.

Për mua, ajo ishte perfekte në gjithçka dhe unë e lejova të drejtonte jetën time. Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve. Ishte e vështirë që të kaloja gjithë këtë kohë pa e kontaktuar, pa dëgjuar zërin e saj, pa e përqafuar.

/Panoramaplus.al