“Kam parë mijëra femra me tanga, s’kam nevojë për…”/ Ilir Shaqiri flet pas akuzave të Semi Jaupajt për ngacmim seksual: S’kam çfarë sqaroj me të!
Pas debatit të ashpër me Semi Jaupajn, Ilir Shaqiri ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që situata mes tyre të përmirësohet. Shkak i prishjes së raportit mes tyre u bë një gjest i këngëtares, e cila i drejtoi gishtin e mesit balerinit.
Ky i fundit nuk e përtypi dot këtë fakt dhe iu kthye me fjalët “e paedukatë” dhe “e papjekur”. Mirëpo, gjatë spektaklit të martën, Semi bëri një tjetër deklaratë të fortë, kur e akuzoi Shaqirin se i kishte bërë shikime seksuale.
Pavarësisht përpjekjes së disa banorëve për të “zbutur gjakrat” mes tyre për shkak se jetojnë në një ambient, Iliri e ka ndarë mendjen për të mos diskutuar më me Jaupajn.
“Unë do ta them dhe atje brenda, s’kam asnjë lloj diskutimi. Unë s’dua të ofendoj asnjë njeri, as njeri të ngelet keq, por nuk dua të ngel keq unë mbi të gjitha për budalliqe. Nuk shkova unë të kërcej baçata me atë. Më vret dinakëria dhe pabesia e njerëzve.
Sidomos më shumë kur mendoj se e kam shoqe. Se ta kishte bërë për shembull Arditi një javë më parë, as i veja fare rëndësi. Se para një jave kisha antipati. Nuk e njihja dhe nuk kisha ça t’i…
Këtu nuk do t’i pëlqejmë të gjithëve, tani kot me zor? Ata sado të hapen, të bashkohen, është si të marrësh këtë gotën ta thyesh, dhe të marrësh ta ngjisësh. Se çfarë muhabeti do bëj unë akoma me atë. I thash dhe Donaldit që në këto 14 ditë me Semin një herë mund të kem fol në ditë, ndërsa me Donaldin 1,400 herë.
Me atë s’kam ça sqaroj më. Cigaret t’ia dredhin njëri-tjetrit. Mos të më vijnë mua të ma dredhin cigaren këtu. Zero! Për budalliqe! Ai po e bën për lojë. Ai ishte në llogore, domethënë në pozicion luftimi me atë. Ai më thotë mua ‘unë po kuptoj lojën tate’, kur kanë dy ditë që po bëjnë strategji se si do i përgjigjeshin kësaj gjëje.
Se e dinin që do dilte në puntatë. Dhe ku do ta mbështesnin? Te shikimi seksual. Ke dëgjuar ndonjëherë shikim seksual?! Dhe i vunë pikën këtij muhabeti.
Mund ta kishte mbrojtur me të gjitha mënyrat dhe forcën e vet si shok apo bashkëluftëtar, por jo të bësh luftë me diçka që unë nuk e kam imagjinu. Mund të shikoj këtë, atë, siç kam parë qindra mijëra femra me tanga. Dhe nuk kam nevojë unë që të kënaqem me…
Jam rrit me balet motra, s’jam rrit nëpër ara me domate. Unë jam rrit nëpër skena dhe me balerina që më vinin nga mbrapa, jo i shkoja nga mbrapa. Dhe 99% e femrave që unë kam pas, më kanë ardh vetë nga mbrapa”.
Ndërkohë, pas përfundimit të spektaklit ditën e martë, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së bashku me Sheilën, Sabianin, Arjolën dhe Beniadën, Iliri tha: “S’e dëgjoj dot kur bën çu, çu, çu.. Çarje b*the! E paimagjinueshme! Super seksi i Big-ut! O Zot! Ik or pash Zotin! Femra që kam pas më në distancë nga ju të gjithë. I dha rëndësi vetes! Për vëmendje po e bën. ‘Unë do kap vëmendje me zara’ (Iliri për Semin)”.
Pas debatit Semi ishte një nga emrat që Iliri zgjodhi të nominonte për ta larguar nga shtëpia.