“Kam frikë se për titullin nuk ka më asnjë luftë”, ish-portieri: Strakosha pret shumë, por bën edhe gafa fatale
Lufta e titullit vazhdon të mbetet ndër temat më të përfolura lidhur me kampionatin italian. Për këtë aspekt ka folur edhe Enriko Albertozi, i njohur ndryshe si Riki.
Sot 80 vjeç, dikur ai ka mbrojtur portën e Milanit dhe të kombëtares italiane, teksa me këtë të fundit ka fituar edhe të vetmin titull europian të historisë “Axurre”.
“Kam frikë se për titullin nuk ka më asnjë luftë, sepse Juventusi nuk është nga ato skuadra që rrezikon të lërë pikë rrugës. Lacios do t’i duhet të fitojë çdo sfidë e më pas të shpresojë që të ndalet Juvja”, tha Albertozi që si ish-portier foli edhe për Thomas Strakoshën për të cilin deklaroi: “Alternon pritje të mëdha me gabime fatale”.