
Kafshoi kundërshtarin, mësoni dënimin që ka marrë futbollisti i Lacios
Futbollisti i Lacios Patriç është pezulluar për 4 ndeshje nga Federata Italiane e Futbollit pasi kafshoi në krah lojtarin e Leçes Donati në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në kampionat.
Përveç kësaj, mbrojtësi spanjoll duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Megjithëse pritet që lojtari i skuadrës bardhekaltër të ndëshkohej rëndë për incidentin e ndodhur, duket se ia ka hedhur paq pas vendimit të Komisionit të Etikës së Federatës Italiane.