Kabiri i “Sarasvatiçandra” i lidhur me modelen shqiptare, ish-e dashura i çjerr maskën

 

Të gjithë ju që keni ndjekur telenovelën indiane “Sarasvatiçandra”, e mbani mend personazhin karizmatik me emrin Kabir, që luhet nga aktori Ashish Kapoor. Ai është lidhur me një modele shqiptare, një lajm ky që ka pushtuar mediat indiane. Modelja quhet Ilda Kroni, ka marrë pjesë në “Miss Universe Albania” dhe është shpallur “Miss Cosmopolitan Albania 2015”. Ajo dhe aktori indian postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë dedikimet romantike.“Po, jam në një lidhje me Ildën. Ne filluam të ndjenim për njëri-tjetrin kur u takuam nëpërmjet një mikeje të përbashkët në Neë Delhi. Jemi të lidhur prej 6 muajsh. Ilda është vajza më e ëmbël dhe njeri me këmbë në tokë. Ajo gatuan shumë mirë dhe siç thotë një shprehje “Dashuria kalon nga stomaku”, kështu që ajo ka ditur si të ma fitojë zemrën”, ka thënë 33 vjeçari, Ashish Kapoor për mediat. Gjithashtu dhe Ilda poston shpesh foto me yllin bollivudian, duke e shprehur dashurinë me zemrat që shoqëron pozat çift.

Rrëfimi i Kabirit vitin e kaluar: Ia kam lënë në dorë mamasë të ma gjejë nusen

Ashish Kapoor është aktori televiziv shumë popullor në Indi, tashmë me famë botërore. Ai lindi më 17 tetor të vitit 1984 në New Delhi. Katapultimi i tij në botën e kinemasë televizive ishte një rastësi, pasi profesioni i tij është projektues i interioreve. E nisi karrierën e aktrimit me “Phir Koi Hai” në vitin 2010, për të marrë famë në rolet e mëvonshme. Ai luajti një rol të vogël në “Bandini” pasuar nga rolet kryesore në “Dekha Ek Khwaab”. Gjithashtu ka luajtur në serialet më të ndjekura në Indi si; “Yeh Rishta Kya Kehlata Hai”, “Savitri”, “Ëaaris”, “Sarasvatiçandra” në rolin e Kabirit përkrah dyshes së suksesshme Jennifer Einget dhe Gautam Rode. Po cila është jeta e Kapoor, pas famës në serialin që transmetohej vitin e kaluar në Shqipëri, marrëdhënia me vajzat e bukura të Bollivudit, dhe kujt ia ka besuar zgjedhjen e nuses së ardhshme i rrëfen në këtë intervistë të vitit të kaluar:

Cilat janë gjërat që pëlqen të bësh në jetën e përditshme?

Më pëlqen të fle, të takoj njerëz dhe të shijoj jetën e natës me miqtë. Ah dhe diçka, dashuroj ushqimin!

Je shumë i njohur si aktor, por pas famës si Kabiri i “Sarassvatiçandra” shihesh gjithmonë e më pak në qarkullim. Pse?

E vërtetë që me rolin në “Sarasvatiçandra”, nuk jam parë shumë vërdallë. Të them të drejtën unë kam qenë jashtë radarit si rrallë herë më parë. “Sarasvatiçandra” duket sikur më rrëmbeu shumë kohët e fundit. Nuk është e thjeshtë të jesh protagonist i një seriali të përditshëm televiziv.

Në frontin personal, të kujtojmë në lidhjen sentimentale me yllin Priyal Gor. Lidhja juaj u prish, dhe që atëherë nuk të kemi parë me askënd. Pse?

Po, unë jam vetëm e duke shpresuar që të shoqërohem një ditë me dikë. Sinqerisht unë nuk kam kohë dhe as prirjen për të kërkuar për të dashur. Ia kam lënë nënës sime në dorë për të ma gjetur nusen. Realisht nuk kam asnjë nxitim, sepse jam i përqendruar totalisht tek karriera ime.

Mediat indiane shkruajnë se vajzat çmenden pas teje, sa të mbysin me mesazhe e lutje. Si ndihesh mes më të bukurave të Bollivudit?

E vërteta është që jam në qendër të vëmendjes, dhe i rrethuar nga vajzat më të bukura në botën e televizionit. Por e theksoj se për zgjedhjen e vajzës me të cilën do të ndaj jetën besoj vetëm tek nëna ime.

Tipari yt që i tërheq si magnet femrat?

Mendoj që sytë e tij janë tipari im më ekspresiv.

 Ish-e dashura e Kabirit: Nga lidhja me të ndjehem shumë e frikësuar

Priyal Gor është aktorja e bukur indiane, e angazhuar në kinema dhe televizion. 23 vjeçarja nga Mumbai ka qenë e dashura e Ashish Kapoor, i njohur si Kabir i “Sarasvatiçandra”. Historia e tyre e ka zanafillën në vitin 2011, kur ai kishte rolin kryesor të princit Uday Veer në “Dekha Ek Khëaab”, bashkë me Priyal Gor. Marrëdhënia e tyre përfundoi shumë keq, duke u komentuar si një shkatërrim më shumë se sa fundi i një lidhjeje. Ajo rrëfen si ia theu zemrën Ashish Kapoor.

Çfarë është dashuria për ty?

Dashuria është e bukur, kur ajo është e vërtetë. Për mua dashuri do të thotë jetë. Unë besoj se dashuria është aq e rëndësishme sa jeta në vetvete, dhe unë gjithashtu besoj se në çdo marrëdhënie partnerët duhet të japin në mënyrë të barabartë hapësirë ​​dhe kohë. Nëse je ai ose ajo që jep më shumë, në fund do të mbetesh i/e lënduar.

Është e vërtetë që aktorët apo artistët dështojnë shpesh në dashuri për shkak të jetës që bëjnë?

Po.Nne aktorët dështojmë më shpesh për të mbajtur lidhjet. Ne përjetojmë më shumë se kushdo tjetër ulje-ngritje në jetët tona. Lajme të tipit “u dashurua” dhe “u nda” janë shumë të zakonshme në industrinë e kinemasë dhe televizionit.

Një prej tyre je dhe ti?

Po lajmet për mua ishin të shumta në lidhje me Ashish Kapoor. E pas ndarjes mediat shkruanin “Priyal është shumë e vetme tani”. Ndërkohë që unë i përkushtohesha karrierës sime edhe pse nuk e fsheh që jetoja me zemër të thyer.

Pra Ashish Kapoor të ka lënduar?

E vërteta është që kam qenë në një marrëdhënie me aktorin Ashish Kapoor për mjaft kohë. Si fillim mund të them se ajo lidhje ndikoi në personalitetin tim, pasi duke qenë në marrëdhënie me një djalë të pjekur në moshë më zhvilloi ndjesinë e përgjegjësisë ndaj partnerit tim. Unë kam kaluar aq shumë gjëra në jetën time, sa të rënit në dashuri më ka dhënë mësime të mira. Por edhe pas lëndimit ende mendoj se dashuria ekziston. Nga lidhja me të ndjehem shumë e frikësuar, por prapë do të preferoja që të bija në dashuri përsëri.

Keni provuar të dilni prapë pas ndarjes?

Them se jemi miq të mirë, por për pyetjen që më bëni më mirë të vdes se të dal me të. Kam hequr dorë nga djemtë e bukur, tani shoh përmbajtjen jo dukjen.

Burrin e jetës preferon ta gjesh vetë apo ta sugjerojnë të tjerët?

E kam vendosur që do të martohem vetëm me burrin që do të bie në dashuri. Shpresoj të gjej dikë që më do dhe më kupton. Unë dua të jem e lumtur, dhe që të jem e tillë duhet të gjej një partner shumë shpejt.