Ka qenë i lidhur me Olta Gixharin? Mikja e Xhonatanit tregon të vërtetën, ja kush e ka nxjerrë lajmin

Që në momentin që Xhonatan u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip, në rrjet filluan të qarkullonin thashethemet se mes tij dhe banores tjetër të shtëpisë, Olta Gixharit, ka pasur një histori të shkurtër dashurie.

Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Mirëpo, së fundmi, shoqja e Xhonatanit ka vendosur që ti japë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve dhe duke treguar të vërtetën.

Sipas saj, lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Alberta Zani tha se Xhonatani dhe Olta janë takuar në “Pushime on Top”, madje madje edhe bashkëshori i aktores ka vizituar biznesin e tij.

“Kjo është një gjë shumë e keqe. Lajmin e ka nxjerrë ish e dashura e Xhanatin dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu ka treguar një nivel shumë të ulët.

Familja e Xhonatanit me familjen e Olta kanë marrëdhënie shumë miqësore, tek biznesi i Xhonatanit ka ardhur edhe burri i Oltës. Xhonatani me Oltën janë njohur në emisionin “Pushime OnTop” me Ori Nebijajn” tha Alberta Zani.

Kujtojmë se Xhonatani ishte në nominim të shtunën dhe doli si më pak i votuar nga publiku, por ai u rikthye në shtëpi sepse kishte biletën e kthimit.