“Ka prova të mjaftueshme”- 1.45 milionë euro taksa të papaguara? Shakira akuzohet për evazion fiskal, mund të përballet me…

Shakira mund të përballet me gjyqin pas një gjykatës në Spanjë vendosi se ka prova të mjaftueshme për të proceduar penalisht këngëtaren kolumbiane në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Ylli i muzikës akuzohet se nuk i ka paguar shtetit spanjoll 1.45 milionë euro detyrime tatimore.

Pas një hetimi 3-vjeçar, gjykatësi katalanas Marco Juberias, tha se Shakira mund të përballet me 6 akuza për mospagimin e tatimit mbi të ardhurat gjatë periudhës që ishte rezidente në Spanjë nga viti 2014 deri në 2014.

44-vjeçarja, e cila jeton në Barcelonë me të dashurin e saj, ish-futbollistin Gerard Pique, ka deklaruar gjithmonë se është e pafajshme.

Ajo është shprehur se gjatë atyre viteve banonte në Bahamas dhe ka vizituar Spanjën vetëm në mënyrë sporadike.

Shakira e ka përshkruar veten si “një njeri endacak”, gjatë gjithë kësaj periudhe të jetës së saj.

Këngëtarja 44-vjeçare përballet me gjobë, madje edhe me burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.

/Panoramaplus.al