Ju thahet goja shpesh dhe keni fryrje këmbësh? Specialisti Ylli Merja zbulon se çfarë fshihet pas këtyre shenjave
Mëlçia është organ misterioz. Ajo nuk jep shenja të sëmundjeve deri kur në brendësi të jetë krijuar ndonjë problem serioz. Kujdesi ndaj këtij organi është investim për jetën. I ftuar në “News 24” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, tha se kur mëlçia shfaq shqetësime, atëherë aty prej kohësh ka përparuar një sëmundje e cila në shenjat që shfaq është vetëm maja e ajsbergut.
“Si gjëndra më e madhe, shërben në ruatjen e rruazave të kuqe të gjakut. Mëlçia jep disa shenja të dukshme që njeriu duhet t’i analizojë me veten”, -thotë Merja duke shtuar së nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, mëlçia ngarkon punën e saj. Ai ngre shqetësimin e ngrënies në orët e vona të natës, pak para se të flemë pasi kjo ndikon në dhjamosje dhe zmadhim të mëlçisë e cila nuk do mund të përballojë më pas funksionet e saj.
“Ushqimet që kanë shumë kolesterol apo kripëra e dëmtojnë mëlçinë. Alkooli në sasi të madhe, pothuaj në 200 ml është baras me 250 g sheqer. Në doza të larta mëlçia lodhet e zmadhon volumin edhe pankreasi nuk e përballon dot prodhimin e insulinës.” -sqaron Merja, ndërsa bën të ditur se nëse një person i rritur pi deri në 100 ml alkool në ditë, kjo përkundrazi e ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe sheqeri që përftohet nga alkooli kthehet në energji. Dyshimet se diçka nuk shkon mirë me mëlçinë tonë janë: goja e thatë, vështirësi në kapërcimin e ushqimit, pirja e ujit shpesh gjatë natës dhe fryrja e këmbëve.
“Në fillim, duhet të kontrollojmë gjuhën për myk, nëse jo, atëherë duhet të dyshojmë te mëlçia.” Të tjera shenja të sëmundjeve të mundshme në mëlçi janë: lodhje e vazhdueshme, këputje trupi dhe hematoma, po ashtu fryrja e duarve dëshmon për probleme të cila tregojnë për një mëlçi që nuk funksionin në rregull, por edhe veshka që kanë ulur rendimentin e tyre. Në analiza të specifikuara kërkohen provat e heparit, kontroll i libidogramës për të parë vlerat e kolesterolit dhe eko për detaje. Mënyrat për mbrojtjen e mëlçisë janë të shumta. E para është kontrolli i ushqimit dhe ulja e pirjes së alkolit.
Merja këshillon përdorimin e lakrave të egra si çikoret, lëpjetat dhe qumështoren. Sipas tij të nevojshme janë arrat, 4-5 korra në ditë, 1-2 lugë kafeje kurkumë. Këto rigjenerojnë qelizat, duke mos harruar edhe uthullën e mollës së egër. Gjatë natës nuk duhet ta ngarkojmë këtë organ, madje me kujdes gjatë ditës mund të pimë çaj lule tambëlgjaku që bën detoksin e mëlçisë e cila shpesh është e ngarkuar me helme. Gjethet e tambëlgjakut i ziejmë dhe i pimë gjatë ditës deri sa të arrijmë parametrat normale të gjakut.
“Nuk duhet të kursejmë frutat e egra, molla e egër, dëllinja, murrizi i egër shkrijnë kolesterolin. Duhet të na shkojë mendja tëk karotat, rrepat e kuqe e të bardha”,-shton Merja duke na kujtuar se mëlçia si organ jeton edhe 600 vite, varet si ne e trajtojmë atë.
living.al