Ju kujtohen djemtë e grupit “Albatros”? Shikoni sa ndryshe duken sot

 

Këngëtari i njohur si solisti i grupit të parë të rock-ut në Shqipëri në ’90-ën, Gjergji Jorgaqi ka postuar një foto me anëtarët e grupit të ribashkuar për një projket surprizë. “The voice kids… “Albatros” back again…Projects & surprises…! Roland Fusha, Bruno Qerimi, Dritan Xheladini”, shkruan Gjergji sipër fotos në Facebook, ku djemtë artistë të ulur pranë njëri-tjetrit duken natyrisht ndryshe pas gati tre dekadave që kanë kaluar. “Albatros” është grupi i parë rock shqiptar, krijuar nga Eduart Bexho me solist Gjergji Jorgaqin, në tastierë Arben Bexhon, në bas Altin Naqellarin e bateri Arian Ibrahimin. Pas largimit në emigracion të Arian Ibrahimit, në bateri pamë Roland Fushën dhe në tastierë Bruno Qerimin. Hit-i i tyre me titull “Në këtë natë” pëlqehet ende sot. /Story.al/