“Ju kërkoj falje të gjithëve!” Këngëtarit shqiptar i anulohet mbrëmja live në Durrës për shkak të pandemisë
Këngëtari Ylli Limani ka lajmëruar se është anuluar mbrëmja e tij live në qytetin e Durrësit, pas kufizimeve nga pandemia e koronavirusit!
Ai ka publikuar një Instastory për të lajmëruar fansat e tij se nuk do të shihen, ndërsa shpreh keqardhjen që nuk u mundësua mbrëmja live.
“Për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojmë të gjithë, eventi sonte anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve që s’arritëm me u kënaq, por dashtë zoti shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.
Mbrëmjet live janë ende të ndaluara veçanërisht në ambiente të mbyllura.
Jo më larg se dje, një lokal në Durrës u gjobit me 1 milion lekë të rinj, pasi kishte organizuar mbrëmje live në kohë pandemie.
Lokali në pronësi të 41-vjeçarit të identifikuar me inicialet G.S., në lagjen nr. 14, Durrës ishte dhe pa licencë, e mbi të gjitha në thyerje të rregullave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.