
Ju kanë munguar vitet ’90-të? Do të çmalleni pasi të shihni klipin e Dua Lipës dhe Calvin Harris
Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare Dua Lipa, zbuloi se klipi i “One Kiss” do të publikohet shumë shpejt. Ky projekt i ri i këngëtares në bashkëpunim me Dj e famshëm Calvin Harris është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat e tyre dhe prej dy javësh kryeson klasifikimin e muzikës moderne britanike. Vetëm pak orë më parë klipi i “One Kiss” është lançuar në të gjitha platformat muzikore dhe detajet në të rikthejnë në vëmendjen e të gjithëve vitet ’90-të.
