Ju ka marrë malli për Getoarin? Prisni se nuk keni parë gjë akoma

Getoar Selimi ka sjellë bashkëpunimin e fundit me Majk, i cili i ka kthyer të gjithë pas në kohë duke kujtuar herët e para kur reperi sillte projekte që lidheshin me historitë e dashurisë. Ndonëse këto nuk kanë munguar, Getoari ka zgjedhur që për një kohë të gjatë t’i fokusojë të gjitha energjitë e tij tek tekstet e rap-it të mirëfilltë.

Kjo ka bërë që ndjekësit ta ndjejnë mungesën e projekteve si “S’jena mo”, “Ajo” apo “Zhytem”.

“Ani Asht” u publikua dy ditë më parë dhe deri tani numëron 1 milion klikime në Youtube, duke provuar dhe njëherë se këto projekte mbeten të preferuarat.

Vetë Getoar Selimi ka njoftuar se fansat nuk kanë parë asgjë akoma duke paralajmëruar se vera do të sjellë të tjera hite./revistawho.com