Jonida Shehu konkurrencë Rudina Magjistarit në “Klan”? Detaje nga projekti i ri i moderatores

Largimi i saj nga emisioni i pasdites në “Top Channel” pak kohë më parë ishte një prej lajmeve më të komentuara të këtij sezoni të ri televiziv. Por duket se moderatorja Jonida Shehu nuk do t’i mungojë edhe për shumë gjatë ekraneve shqiptare. Burime pranë televizionit “Klan” kanë bërë të ditur se Shehu është rekrutuar nga ky televizion dhe ka mundësi që që do të ketë emisionin e saj në “Klan Plus”. Ajo është një prej emrave më të rëndësishëm që janë bërë pjesë e “Klan” këtë vit dhe mbetet për t’u parë se me çfarë formati do të angazhohet këtë herë. Dihet që kur moderonte programin e pasdites në “Top Cannel”, Jonida komentohej si rivalja e Rudina Magjistarit në fashën e pasdites. Nëse rivaliteti mes tyre do të jetë tani brenda “Klan” pritet ta shohim!