Jonida Shehu flet hapur: Tradhtia e bashkëshortit? Mund të më çojë në…

Kur vjen puna tek tradhtia të gjithë reagojnë në mënyra të ndryshme.Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe gazetarja e njohur Jonida Shehu e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të transmetuar në “Ora News”.
“Do kaloja në depresion. Tradhtia, me këtë peshën e madhe që ka si fjalë merr vlerë kur ti nuk e pret. Kur ty të ndodh nga dikush që ke besuar verbërisht dhe në rrethana të tilla, tronditja do ishte shumë e madhe se jam tip shumë i ndjeshëm”, ka thënë Jonida e pyetur nga prezantuesja e këtij emisioni Rudina Dembacaj, shkruan Who. Pas largimit nga “Top Channel” Shehu ende nuk është shfaqur me një projekt të ri televiziv.