Jona Spahiu s’ka të ndalur, planifikon të jetë nënë me shumë fëmijë
Shtatori i 2018 ishte një muaj i bekuar për Jona Spahiun, sepse për herë të parë provoi ndjesinë e të qenurit nënë.
Moderatorja e njohur u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Raiden. Pas lindjes së vogëlushit Jona ka treguar se i ka ndryshuar totalisht jeta dhe për momentin është e angazhuar vetëm me përkujdesjen e të birit. Ditën e sotme, Jona ka përfituar nga rasti të bëjë një intervistë të shkurtër me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke qenë se i vogli, Raiden, është në gjumë. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Jonën nëse mendon t’i bëjë një motër ose vëlla djalit në të ardhmen.
“Do t’i bëj edhe motër edhe vëlla, dashtë Zoti”, ka shkruar moderatorja, sipas Ëho. Pavarësisht se nuk ka shumë muaj që është bërë nënë, mesa duket Jona i paska shumë të qarta planet për familjen e saj.