Jona Spahiu njihej me Bes Kallakun, por tregon se mezi e përshëndeste

Jona Spahiun dhe Bes Kallakun i kemi parë bashkë gjatë këtij sezoni televiziv me spektaklin e humorit “Kosherja”. Së fundmi në një intervistë për revistën “Living”, Jona ka treguar se me Bes Kallakun, nuk kishte miqësi më parë. Madje siç tregon ajo mezi përshëndeteshin ndërsa sot kanë një kimi që vihet re lehtë edhe nga televizori.

“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”, tregoi Jona.

Jona tha se është e hapur për role në filma tani që provoi veten në disa skeçe te “Kosherja”.

“Maksimumi mund të zëvendësoj Bleona Qerretin te filmi tjetër i Bes Kallakut (qesh). Nuk e kornizoj dhe as nuk e kufizoj veten, kështu që çdo projekt që më përfaqëson dhe më jep kënaqësi e energji të mirë, është i mirëpritur”