Johnny Depp deklaron para gjykatës: “I kam dhënë vajzës marijuanë në moshën 13-vjeçare”

Johnny Depp ka pranuar para gjykatës ditën e martë se i ka dhënë marijuanë vajzës së tij, Lily-Rose kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Depp e cilësoi këtë si një gjest të përgjegjshëm të një prindi, duke argumentuar pse.

Sipas tij, kjo ishte e vetmja mënyrë që e bija të ndihej e sigurt me përdorimin e marijuanës në vitet e para të adoleshencës. Lily-Rose Depp, tashmë 21 vjeç njihet si modele dhe aktore, ndonëse në fillimet e daljeve publike të gjithë i kthenin sytë nga ajo si vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis.

Depp dhe Paradis qendruan të martuar për 14 vite. Divorcin me artisten franceze, aktori e ka cilësuar si “të dhimbshëm”, ashtu sikurse ka kujtuar kohët kur ishte i varur nga alkooli. Sipas deklaratës së Depp, ishte Sir Elton John ai që e kishte ndihmuar të shkëputej nga kjo varësi.

Ai ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj Amber Heard, e cila pretendon se gjatë lidhjes me Depp, ky i fundit e ka goditur vazhdimisht. Provat e mbledhura tregojnë të kundërtën dhe Depp pranoi të dilte para Gjykatës, vetëm për të pastruar reputacionin e tij. Me problemet me financat vitet e fundit dhe gjithë akuzat e Heard, aktori nuk është në ditët më të mira…