Joana Grabolli, kush është studentja e stomatologjisë që synon të sfidojë moderatoret e sportit

Joana Grabolli është 23 vjeçe, fituese e “Miss World Albania”, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Kinë në tetor 2017.

Prezantuesja e një emisioni sportiv në “ABC Neës”, ka realizuar një set fotosh me veshje sport duke luajtur tenis, realizuar nga Sonny K Elson.

PO kush është studentja e Spomatologjisë që ka ambicie të sfidojë moderatoret e sportit? Joana Grabolli po mbaron vitin e fundit për Stomatologji, ndërkohë që është shpallur “Miss Albania 2017”. Ka marrë pjesë në disa spote televizive, dhe ka qenë prezantuese në “Abc sport”.

Sa për format fizike ajo ka gjashtë vite që merret me palestër, që e ka ndihmuar të ketë format që dëshiron.

Synimet e saj janë televizioni, ndërkohë që pas studimeve për stomatologji në të ardhmen e sheh veten si një femër të kompletuar e një dentiste shumë të mirë. “Panorama Plus” ju sjell fotot e të Joanës, një vit pasi fitoi kurorën në “Miss Universe Albania”.

E pyetur gjatë nj interviste nga “Panorama Plus” nëse do të linte profesionin e stomatologes për televizionin, ajo përgjigjet: “Mendoj më shumë që mund të bëja diçka që ka lidhje me këtë, edhe pa u shkëputur nga puna ose nga shkolla, sepse ato janë primare për mua”.

Sa i përket sigurisë që ka në bukurinë e saj, ajo është shprehur: “Mendoj që te një femër është i rëndësishëm shikimi, por, falë Zotit, jam me fat që më pëlqen trupi im në çdo detaj. Ndoshta beli pak më shumë”.

Po si ishte të fitonte kurorën e “Miss ëorld 2017”? “Të fitosh një garë mendoj është ëndrra e çdo vajze jashtë dhe brenda këtij kompeticioni. Jam rritur në një familje, ku babai më përsëriste shpesh përkëdheljen ‘mbretëresha e babit’ dhe deri në momentin që u shpalla fituese, doja që ajo kurorë të ishte e imja. Ne jemi një popull i bukur dhe pse jo të mos arrijmë pak më shumë edhe në garat botërore?!”, është shprehur ajo.

Nëse i ka ndodhur të jetë pranë djemve të famshëm dhe si reagojnë ata kur e shohin, ajo thotë: “S’e di, ndoshta si të gjithë djemtë e tjerë teksa shohin diçka që u pëlqen”. Le të shohim se ku do ta shohim sezonin tjetër televiziv Joanën.