Jeton mes luksit/ Kush është miss-i që mori dhuratë mijëra Euro për ditëlindje

Zana Berisha është modelja dhe blogerja e modës nga Kosova, e cila në vitin 2015 u shpall “Miss Freedom of Kosovo”. Ajo bie në sy në rrjetet sociale për jetën e luksit, siç shihet në fotot që publikon në Instagram. Sot ajo postoi një foto ku njoftonte se ka ditëlindjen, ndërsa shihet e ulur në një krevat dopio ku nuk mungon atmosfera festive. Fotot janë shkrepur nga Juxhin Kurti, ndërkohë që Zana ka ndarë me ndjekësit dhe dhuratën mijëra Euro që mori për ditëlindje. Ajo është një orë luksoze e markës Rolex, me fushën pink. Nuk dihet kush ia ka bërë këtë dhuratë të shtrenjtë miss-it me tiparet e brunes. /Story.al/