Jeta prej Don Zhuani e Faton Shoshit, menaxheri zbulon puthjen që mori mbrëmë

U bënë disa muaj që menaxheri i artistëve më në zë, Faton Shoshi nuk po përton të ekspozohet më tepër si një Don Zhuan i vërtetë. Ndryshe nga kohët e vjetra kur mbante një profil më diskret, tashmë imazhet i rrethuar nga bukuroshet janë shndërruar në të shpeshta, shkruan Prive.al. Por, mbrëmjen që lamë pas ai ka shkuar një hap më tej.Shoshi përmes një postimi në Instagram ka shfaqur veten me buzëkuq pas një serie puthjesh, që duken të kenë qenë të nxehta. “Ça m’i thon kësaj pune”, shkruan ai në foton e ndarë me ndjekësit e shumë. Kujtojmë që pak kohë më parë Fatoni i dha fund lidhjes me këngëtaren Era Istrefi. /Story.al/