Jeta e dyfishtë e Alban Skënderaj, këngëtar i skenës dhe mentor i skuadrës së tij në “The Voice”
Pas klipit “100 Premtime” që Alban Skënderaj lançoi me Dalool, na shfaqet duke performuar në një nga club-et e natës në Tiranë. Një nga artistët më të pëlqyer të muzikës, tani është duke bërë jetë të dyfishtë sa i takon karrierës, pasi përveç axhendës së koncerteve po punon për katër konkurrentët e skuadrës së tij në “The Voice”, për netët e Live-Show-t. Jona Pepkola, Klinti Collaku, Shpend Hysaj, Chiara Tinnirello, janë katër talentet e skuadrës së tij në “The Voice of Albania 6”, që këtë vit vjen nën produksionin dhe moderimin e Ledion Liços. Alban Skënderaj është një nga trajnerët e sezonit, në rivalitet me Rona Nishliun, Besa Kokëdhimën dhe Xuxin.