Jessy Hennesy; e fiksuar pas seksit sadomazokist dhe lidhje paralele me reperin “50 Cent” e Gjon Karricën
Më parë njihej thjesht si e dashura e reperit me famë botërore “50 cent”, por pjesëmarrja e Jessy Henessy në klipin “Sex Toy” të Gjon Karricës e bëri atë shumë të njohur edhe për shqiptarët. Kërcimtarja dhe këngëtarja braziliane që ka bashkëpunuar me Karricën edhe për klipin “Shqiptari i zi”, është një nga protagonistet e garës së VIP-ave “Dance with me”, të regjisores Vera Grabocka. Ajo ka partner në këtë aventurë televizive shqiptare Dj. Vicky-n, ndërkohë që vjen me një CV mjaft provokuese, krahasuar me konkurrentët e tjerë. E nisim nga prezenca e saj në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ajo u përfol me performancën skandaloze në studio, pasi u shfaq e zhveshur në pjesën poshtë duke ekspozuar vaginën. Për të vazhduar me jetën e saj sentimentale, e cila po ashtu është shumë ekspresive dhe një aventurë e vërtetë. Më parë njihej në showbiz-in botëror si e dashura e “50 cent”, më pas nisi një lidhje me Gjon Karricën. Por dy vite pasi ishte i lidhur me të, u fotografua sërish pranë reperit të famshëm. Mediat shkruan se ajo iu rikthye sërish “50 cent” gjatë koncertit të tij në Zyrih, edhe pse shihej kudo më Karricën në të njëjtën kohë. Por çfarë natyre vajze është Hennesy, për të cilën Karrica tha se fantazitë e tyre seksuale i kishte bërë realitet në klipin “Sex Toy”. Ai deklaroi për “Story” se asaj i pëlqen seksi sadomazokist, pra të jetë e nënshtrurara që i dorëzohet dominantit në shtrat. “Bashkë me të dashurën ne xhiruam skenat reale në “Sex Toy”, ku bëjmë seks sadomazokist. Një vaskë, qirinj të ndezur dhe shkrirjet e nxehta që i hedhim mbi trup, spank sex, doggy style, seks me veshje lëkure, e deri tek ai ‘dirty’. Një nga skenat më ekstreme është kur bëjmë seks me veshje, dhe që është nga të preferuarit tanë”, tregonte Karrica. Duke rrëfyer më shumë sekrete nga jeta seksuale e Hennesy ai shprehet: “Edhe të dashurës i pëlqen seksi i egër, dhe kjo është arsyeja pse jemi bashkë”. Dy këngëtarët njihen për mbi një dekadë, dhe kanë lidhje të hapur. Ajo është me origjinë nga Brazili, por jeton në Zvicër, ku dhe është njohur me djalin nga Kosova, Gjon. Përveç natyrës shumë ekspresive, nuk ka kaluar pa rënë në sytë e medias për linjat, dhe po ashtu një tatu në krah, që e bën të krahasueshme me një tigreshë.