Jepet masa e sigurisë për Orges Bilbilin nga Spitali i Traumës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Bilbilin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.

Masa e sigurisë është dhënë nga spitali në fjalë.

Bilbili u arrestua dy ditë më parë pas një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe një kalimtare e rastit.

Në deklaratën e parë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës paralajmëroi se kishim të bënim me një person të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim.

Orges Bilbili është i akuzuar si nga nje autorët e masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun.

Ai njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe nderkohë rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.