Jennifer Lopez feston 55-vjetorin pa Ben Affleck!
Jennifer Lopez organizoi një festë shumë të bukur ditëlindjeje për të festuar 55-vjetorin e lindjes. E rrethuar nga familja dhe miqtë e saj më të ngushtë, përfshirë nënën e saj, Guadalupe Rodriguez, Lopez shkëlqeu teksa ishte në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, në mënyrë të dukshme mungonte bashkëshorti i saj, Ben Affleck. Çifti nuk është parë së bashku për më shumë se dy muaj, duke bërë të dukshme krizën e tyre martesore.
Në një moment, Jennifer i ka befasuar të ftuarit duke marrë mikrofonin dhe duke i kënaqur me zërin e saj. Pavarësisht thashethemeve për divorc me Ben Affleck, vajza e ditëlindjes dukej se po shijonte ditën e saj të veçantë, duke krijuar një festë të paharrueshme që ndërthurte në mënyrë të përsosur elegancën dhe argëtimin ashtu siç di ajo.
View this post on Instagram
JLo dhe Affleck ende nuk kanë reaguar për divorcin e tyre. Përvjetori i dytë i martesës së tyre ishte më 16 korrik, dhe çifti e kaloi ditën në brigjet përballë. Beni mesa duket e ka kaluar në Los Angeles, ndërsa Jennifer në Hamptons të Nju-Jorkut.
Çifti po kalon gjithnjë e më shumë kohë të ndarë ndërsa përgatiten të shesin rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni. Sipas raportimeve, Affleck i ka marrë të gjitha gjërat e tij nga shtëpia. Affleck i zhvendosi në një shtëpi me qira 100 000 dollarë në muaj në Brentwood aty pranë dhe ka ndarë kohën e tij mes kësaj shtëpie dhe asaj të ish-gruas Jennifer Garner.
Bordo