Jennifer Aniston xheloze për burrin Justin Theroux, ja si reagon aktorja

Jennifer Aniston, ishte artistja që rrëmbeu më shumë vëmendjen në premierën e sezonit të tretë të “The Leftlovers” nga HBO, ku interpreton bashkëshorti i saj, aktori Justin Theroux. Ditë më parë u përfol se Jenn ishte shumë xheloze për Justin kur pa skenat e përzgjedhura për promocionin e filmit. Nuk ka vonuar shumë reagimi i Aniston, e cila ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet. Meqë “The Leftlovers” është drejt fundit, Justin Theroux është shprehur se po mendon të heqë dorë nga aktrimi për pak kohë, për t’iu përkushtuar shkrimeve të tij.