Jennifer Aniston: Nuk dua që partneri im të jetë i famshëm

Aktorja Jennifer Aniston ka folur së fundmi për jetën e saj personale.

Gjatë një interviste, Jennifer deklaroi se dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të mos jetë dikush që punon në të njëjtën industri me të. Sipas saj, lidhjet me persona të famshëm nuk ekzistojnë.

“Absolutisht. Diçka e tillë ka ndodhur dhe kjo është pak a shumë ajo që shpresoj, që partneri im i ardhshëm të mos jetë pjesë e kësaj industrie”, u shpreh aktorja.

Gjithashtu, ajo zbuloi se nuk i preferon as njohjet nga aplikacione të posaçme njohjesh, dhe ia ka lënë gjetjen e dashurisë, fatit dhe mënyrave normale të takimeve. Aniston u përfol për një romancë dashurie me David Schwimmer, me të cilin ka aktruar në serialin “Friends”. Mirëpo, ekipi i aktori i mohoi aludimet duke deklaruar se dyshja janë thjesht miq të mirë.