
Jennifer Aniston feston 50-vjetorin duke shëtitur pa të brendshme
Aktorja me famë botërore, Jennifer Aniston ka festuar së fundmi 50-vjetorin e lindjes në një festë të madhe me miqtë e famshëm të ‘Hollywood”-it. E teksa vitet kalojnë, ajo duket më e re se kurrë. Në një set fotografik të realizuar së fundmi, Jennifer shfaqet joshëse nga plazhi në Malibu të Kalifornisë. Aktorja 50-vjeçare dukej e mrekullueshme, shkruan Panorama Plus. Si veshje, Aniston zgjodhi një fustan të zi pak të hapur për setin e saj, nën të cilin nuk kishte të brendshme.
