“Jemi të dy beqarë”- “Halli” i Klajdi Musabelliut dhe nënës së tij, pse nuk martohet këngëtari: Prita mamin meqë është më e madhe, por…

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu nuk e ka ndarë ende mendjen për tu kurorëzuar. Gjatë një interviste, ku ishte i ftuar së bashku me nënën e tij, këngëtari është shprehur se “do ta mendojë” martesën.

Ndërsa nuk munguan as batutat dhe ngacmimet mes nënë e bir. E ëma e këngëtarit u shpreh se Klajdi Musabelliut “nuk po i mbushet mendja” për t’i dhënë fund beqarisë.

Ky i fundit shtoi me shaka “se po pret që të martohet mami e para meqë është më e madhe, por as ajo s’po e ndan mendjen”.

“Jemi të dy beqarë”, tha Klajdi Musabelliu në “RTV Klan”.

“Nuk e di, nuk i mbushet mendja tani, e ka të vështirë. Sa ishte më i vogël edhe eh, mirëpo tani hajde t’ia mbushësh mendjen”, shtoi nëna e tij.

“Unë kam pritur mamin meqë është më e madhe, po edhe mami s’po e ndan mendjen. Kështu që do ta mendoj (qeshin)”, përfundoi artisti.

/Panoramaplus.al