Jemi mësuar ta shohim bjonde, Luana Vjollca bën ndryshimin e papritur në pamje

Një nga moderatoret më të komentuara shqiptare është Luana Vjollca. Ajo ka rënë në sy për format e saj fizike, por edhe për flokët bjondë që ka vite që i mban.

Por së fundmi, Luana ka vendosur të bëjë një ndryshim në look-un e saj. Vet moderatorja ka zbuluar se është bërë brune.

Ajo ka publikuar një foto të vetën ku shihet me flokët në ngjyrë çokollatë. “Çokollata juaj e preferuar”, ka shkruar Luana përbri këtyre fotove, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për paruke apo i ka lyer vërtetë.