“Je frymëzim për familjen, miqtë dhe ata që adhurojnë artin tënd”, Elvana shkruan fjalët më speciale për mikun e zemrës

Miqësia e ngushtë e këngëtares Elvana Gjata dhe stilistit Valdin Sahiti është tashmë e njohur për të gjithë.

Valdrini sot feston ditën e lindjes dhe Elvana nuk e ka kaluar këtë moment special pa një dedikim publik për shokun e saj të ngushtë.

“Je krenari e krejt Shqiptarisë! Njeriu më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e tua të radhës! E sheh! Je frymëzim i vërtet për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd”, shkruan Elvana.

Ajo k zgjedhur të ndajë momente të ndryshme krah Valdrinit, duke treguar kështu edhe një herë lidhjen e tyre speciale.