“Janë 50 të sëmurë që presin ndërhyrje”, mjeku i Onkologjikut kërkesë GJKKO, Gashi: Dua të rikthehem në punë

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku dhe me mjekët e tjerë që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gashi përpara gjykatësve kërkoi që t’i hiqet masa aktuale ‘arrest shtëpie’.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.

Edhe mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje. Avokatja Xhoi Nela që është mbrojtëse e mjekut Edmond Gashi, paraqiti në gjykatë një vërtetim ku tregohet se ai është mjeku qe ka kryer 268 operacione vetëm për 1 vit (periudha e fundit), që të gjitha të suksesshme.

tpz.al