“Jam shumë e DASHURUAR”, Egla Ceno zbulon për herë të parë se është në një romancë, kush ia ka rrëmbyer zemrën aktores?

Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno ka rrëfyer për herë të parë disa detaje për jetën e saj private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie.

Banorja e Big Brother Vip, ka treguar brenda shtëpisë se është shumë e dashuruar, por pa zbuluar më shumë detaje rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën asaj.

“Unë e kam një burrë, jo çdo gjë mund ta dini”, u shpreh Egla Ceno.

Më pas ajo shtoi: “Do t’ju jap një lajm ekskluziv. Edhe pse ju s’më keni parë të pëshpëris poshtë jorganëve, unë kam një dashuri shumë të madhe në jetën time përjashta.

Fakti që unë nuk jam kam treguar publikut nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam… Jam shumë e dashuruar.”

liberale.al