“Jam përballur me dhunë”- Aktorja shqiptare bën deklaratën e fortë, ja si do reagoja nëse do më preknin vajzën: Do e gjeja zgjidhjen vetë nëse …

Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur për rastet e dhunës në familje dhe shoqëri.

Ajo është shprehur se vetë nuk ka qenë viktimë e dhunës seksuale.

Por shtoi se ka pasur momente kur është përballur me dhunë fizike rastësore në momentin kur dikujt nuk i ‘ka shkuar për shtat’ ajo që aktorja ka thënë.

“Të ka rastisur të kesh pasur rast të dhunës verbale, fizike apo seksuale në jetën tënde?”- u pyet Ema e ftuar në emisionin Top Talk.

“Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arroganca është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë. Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po flasim më lart, por është e pashmangshme të mos përballesh me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike,”- u përgjigj aktorja.

Ajo u shpreh se nuk ka qenë një dhunë fizike por rastësore.

“Ka qenë dhunë rastësore, kanë qenë reagime rastësore. Po flas nuk jam viktimë, nuk ka pasoja. Por dikush ka tentuar ta çojë deri në dhunë fizike një dialog që nuk i ka shkuar për shtat. Gjithmonë kam menduar që kur i ndodh një njeriu si unë, që jetoj në një shoqëri, të paktën në ambient të afërt, krejt ndryshe dhe krejt larg dhunës. Një personi që nuk ka turp për ta deklaruar dhe mund të denoncoj, unë marr me mend se çfarë mund t’i ndodhë dikujt që jeton në një zonë që gjithmonë fajin e ka gruaja,”- rrëfeu Ema Andrea.

Aktorja tregoi edhe sesi do reagonte nëse e vajza e saj do dhunohej duke u shprehur se do e gjente zgjidhjen vetë nëse shteti nuk do reagonte.

“Mendoj që me ndihmën time do ta denonconte. Dhe deklaratë nëne, nëse shteti nuk bën asgjë unë do ta gjeja zgjidhjen edhe ndryshe. Do prisja në maksimum se çfarë do të vendoste ligji, nuk jam shumë e bindur tek reagimi im. Nuk është shembulli që duhet dhënë por më pëlqen ndershmëria,”- tha Ema.

/Panoramaplus.al