“Jam me fat që të dashuroj dhe më dashuron”. Dua e nis festën e Anwar me foto nga shtrati

Anwar Hadid sot feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga dashuria e tij, Dua Lipa. Këngëtarja zgjodhi të postonte një galeri me momentet e tyre, që nga momentet gazmore tek ato intime në shtrat apo të zhveshur.

“Gëzuar ditëlindjen zemër, ti e bën botën time më të mirë. Jam me fat që të dashuroj dhe më dashuron. Dexter (qeni) është me fat gjithashtu dhe të do shumë. Mezi pres të festojmë sonte”-ka shkruar Dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Për Anwarin nuk munguan urimet as nga motrat e tij. Bella postoi një foto ku e përqafonte dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen njeriut tim të preferuar në planet. Mbrojtës im. Luftëtari im shpirtëror dhe binjaku im.

Jam krenare që jam motra jote. Më inpspiron dashuria, pasioni dhe kreativiteti që ti vë në gjithçka. Do doja shumë të isha me ty sot. Por e di që do kalosh ditën më të bukur dhe jam shumë krenare për ty”

Edhe Gigi postoi foto e përqafuar me të vëllain. “Të uroj vitin më të lumtur vëllai im i ëmbël. Të dua shumë dhe do doja të isha atje të festonim sot. Ti je special dhe jam shumë krenare që jam motra jote”.