“Jam futbollist dhe jam homoseksual”

Mesfushori australian ka thënë se ishte i lodhur duke jetuar një “jete të dyfishtë” pasi luftoi me seksualitetin e tij për “mbi gjashtë vjet”.

Ylli i Adelaide United, Josh Cavallo, ka dalë si homoseksual në një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për një ndryshim në mënyrën se si seksualiteti perceptohet në lojën moderne.

Cavallo, i cili tani është i vetmi lojtar i njohur homoseksual i njohur aktualisht në futbollin botëror, ka treguar se sa “rraskapitëse” ka qenë për të të fshehë veten e tij të vërtetë gjatë karrierës së tij.

Adelaide kanë treguar mbështetjen e tyre për 21-vjeçarin duke e lejuar atë të zbulojë seksualitetin e tij përmes kanaleve të tyre zyrtare mediatike dhe ai tani mezi pret të luajë për klubin pa ngarkesë emocionale.

“Sot jam gati të flas për diçka personale, për të cilën ndihem rehat për herë të parë në jetën time.

Jam krenar që e them publikisht se jam gay.

Ka kaluar kohë, që kur erdha në këtë pikë në jetën time, por s’mund të isha më i lumtur me vendimin tim për ta thënë hapur. Kam luftuar me seksualitetin tim për 6 vite rresht tani dhe jam i lumtur që do e vendos në qetësi. Njerzit që më njohin personalisht e dinë se jam person privat. Duke u rritur, gjithmonë ndihesha të fshehja veten sepse jam e turpëruar. I turpëruar se asnjëherë nuk do bëja çka të doja duke qenë gay. Gjithmonë kam dashur të luaj futboll që fëmijë dhe të trajtohem njësoj.”,- tha ndër të tjera futbollisti.