Ja si dukej Jonida Maliqi 11 vite më parë, me vetulla të holla e bionde (FOTO)
Në maj të këtij viti, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”.
Jonida gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto dhe video nga intervistat e ndryshme si dhe nga klipi i këngës.
Por mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar disa video të vjetra ku shihet duke kënduar këngën “S’jam balad”. Aty shfaqet së bashku me këngëtarët e njohur Rovena Dilon dhe Eugent Bushpepajn.
Kënga është bërë 11 vite më parë, në 2008-n. Ajo që bie në sy është pamja shumë ndryshe e Jonidës.
Kjo e fundit shfaqet me flokë të shkurtër dhe biond platin e me vetulla të holla, shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.