Izraeli fiton Eurosong/ Eugent Bushpepa në vendin e 11-të, Foureira e dyta, Ermal Meta i pesti
Ka përfunduar festivali i Eurosong, ku Shqipëria përfaqësohej me këngëtarin Eugent Bushpepa, I cili nuk ka arritur që të fitoj por ka marrë një rezultat shumë pozitiv, pasi është renditur në vendin e 11.
Ndërkohë që këngëtarja tjetër Eleni Foureirja, që përfaqësonte Qipron ka arritur në vendin e 2 e dytë.
Ndërsa Italia me Ermal Meta dhe Fabricio Moro, ka arritur një rezultat pozitiv pasi ka marrë vendin e 5. Fituesja e këtij viti ka qenë Izraeli me këngëtaren Netta me këngën TOY, shkruan Panorama.