Ivanka Trump në qendër të kritikave, shkak bëhet komenti i saj për 15-vjeçaren indiane
Vogëlushja Jyoti Kumari nga India u kthye në qendër të vëmendjes ditët e fundit. 15-vjeçarja mbajti në biçikletë për 1200 kilometra babain e saj të sëmurë, për të shkuar në shtëpinë e tyre.
Ata po largoheshin nga New Dehli, pasi vendi ku punonin ishte mbyllur për shkak të pandemisë. Atë që rrjeti e cilësoi si gjest prekës, Ivanka Trump i ka dhënë një tjetër ngjyrim.
“15-vjeçarja Jyoti Kumari mbajti babain e saj të sëmurë e me plagë në biçikletë për më shumë se 1200km teksa po shkonin në shtëpinë e tyre në fshat. Këmbet e saj të duruara dhe dashuria kanë tërhequr vëmendjen e popullit indian dhe koorporatës së çiklizmit”, ka shkruar vajza e Presidentit amerikan.
Një postim i tillë ka ngjallur shumë debate në rrjet, pasi përdoruesit janë shprehur se Ivanka nuk bën dot dallimin mes sportit dhe varfërisë. Ata e kanë kritikuar ashpër Ivankën, ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar.