Iva Aliko rrëfen romancën mbresëlënëse me politikanin: Nga vëmendja që më kushtonte deri te keqkuptimet që s’bënë të mundur martesën
Për çdo festë personale, Iva Aliko i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike. Duke qenë se ditëlindjen e ka në verë, vitin e kaluar ajo pozoi në bregdetin e Sarandës, aty ku ka pronat e saj, një trashëgimi nga ana e gjyshes.
Ndërsa këtë vit, dëshirën për t’iu arratisur realitetit pas pandemisë e ka shprehur me anë të disa fotove, ku pozon sipër një motori.
Për festën që zgjati dy ditë, luksin në të cilin jeton dhe romancën mbresëlënëse me politikanin, Iva flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Si ishte kjo ditëlindje në kushte pandemie? Ku dhe dhe me kë festove?
Iva Aliko: Ishte një ndër ditëlindjet e mia më të bukura, që do ta mbaj mend gjatë. Ka zgjatur 2 ditë rresht, e kam festuar në bregdet me shoqërinë time më të ngushtë. Çdo vit i bën vetes një set të ri fotografish. Këtë herë pse mbi motor, apo ishte një nga dhuratat që të bënë? Ishte një ide spontane e fotografes sime ajo e pozave me motor. S’do pranoja kurrë një motor dhuratë për ditëlindje, pasi nuk i kam qejf fare.
I ke qejf garat e shpejtësisë me makinë dhe kujton ndonjë marrëzi që ke bërë?
Iva Aliko: E kam shumë qejf shpejtësinë me makinë dhe çdo ditë bëj nga një marrëzi të re. Kështu që, nuk di kë të specifikoj.
Ke lindur në verë dhe je Gaforre në horoskop. Cilat janë pikat e tua më të forta të shpirtit aventureks dhe ato të shpirtit romantik?
Iva Aliko: Si një gaforre jam pak e krisur le të themi dhe pikat e mia më të forta të shpirtit aventuresk janë çmenduria dhe guximi. Ndërsa veçoritë e shpirtit romantik janë: dashuria, sinqeriteti dhe besnikëria.
Si mund ta mbash fizikun kështu në çdo stinë dhe ç’do t’u thuash vajzave që duan të zmadhojnë apo perfeksionojnë format me ndërhyrje estetike?
Iva Aliko: Kam një marrëdhënie shumë të mirë me mirëmbajtjen e trupit. Kujdesem në mënyrë intensive, duke bërë fitness 5-6 herë në javë dhe duke mbajtur një regjim ushqimor të shëndetshëm. Kështu, falë vullnetit tim të hekurt, në këtë pjesë kam arritur të kem format që unë dua, një trup të tonifikuar, muskuj dhe forma. Nuk jam shumë pro ndërhyrjeve estetike në trup, pasi efektin që ta jep fitnessi dhe ushqimi i duhur, nuk ta jep asgjë tjetër.
A bën një jetë të bukur, apo ke dhe ti mundimet e tua në jetën jashtë rrjeteve sociale?
Iva Aliko: Bëj jetën që më pëlqen, plotësoj kërkesat që dua, kam pranë njerëzit që dua dhe për mua kjo mjafton. Normalisht që kam dhe unë mundimet e sakrificat e mia, pasi asgjë në jetë nuk të serviret aq thjesht dhe këtu është e bukura e jetës.
Po marrëdhënia jote me meshkujt cila është, si sillen ata me femrat e bukura si ty?
Iva Aliko: Tërheqja fizike është një nga armët që më bën më atraktive në sytë e meshkujve dhe në shumicën e rasteve bezdisem nga kjo gjë, pasi jam lodhur nga ngacmimet e shumta. Kam dashur një periudhë qetësie dhe ia kam arritur duke mbajtur pak distancë me seksin mashkull.
Meqë na kujtove distancën, të tremb Covid-19 dhe ta ka ndryshuar stilin e jetesës?
Iva Aliko: Në fillim jam trembur pak nga Covid-19, por tani nuk më bën fare përshtypje, pasi realisht nuk e besoj. Dhe në stilin tim të jetesës nuk ka ndikuar fare.
Ke arritur të fitosh nëpërmjet ‘Instagram’-it, apo ke aq para sa s’do shiteshe për gjëra të vogla?
Iva Aliko: Kam arritur të fitoj, por janë fitime që nuk i konsideroj dhe nuk e kam si qëllim fitimin nëpërmjet ‘Insagram’- it.
Rikthehemi dhe një herë te jeta private. Aq shumë je komentuar për lidhjen me deputetin, sa duket sikur e zgjedh vetëm nga kjo kategori partnerin në krah. Është kështu?
Iva Aliko: Aq shumë jam komentuar për lidhjen time, sa është krijuar një ide e gabuar për mua, duke menduar që unë i zgjedh meshkujt vetëm në këtë kategori. Por nuk është absolutisht e vërtetë, kjo është një ide krejtësisht e gabuar.
E si është të kesh romancë me një politikan dhe do ta zgjidhje për bashkëshort?
Iva Aliko: Unë kam pasur një romancë vërtet mbresëlënëse. Dhe s’ka pasur të bëjë pjesa që ai ka qenë në politikë për këtë ndjesi, por personaliteti i tij dhe mënyra sesi më trajtonte, vëmendja që më kushtonte. Për mua këto janë gjërat që i vlerësoj vërtet te një mashkull, qoftë politikan ose jo. Për bashkëshort nuk besoj se do zgjidhja një politikan, pasi angazhimet e shumta të çojnë në prishjen e marrëdhënies dhe keqkuptimeve të shumta.
/Panoramaplus.al