Ish-Sofia e Çanit: “Isha 5 muaj shtatzënë kur i dhashë makinës me shpejtësi në klipin e Vin Velit”
Ish-Sofia e Arian Çanit, Andonia Dobi u bë nënë për herë të parë, para pak ditësh. Modelja ka sjellë në jetë vajzën, portretin e së cilës nuk ka hezituar ta publikojë në rrjetet sociale, duke u kujdesur që t’i mbulojë tiparet e fytyrës. 21-vjeçarja u bë nënë nga lidhja e dashurisë me një djalë jashtë vëmendjes mediatike. Kujtojmë që askush s’dinte gjë për shtazëninë e modeles, aq më tepër që ajo së fundi u shfaq në klipin e Vin Velit, duke i dhënë makinës e vetme me shpejtësi. Muzika nga Vin Veli dhe zëri i Vojsavës u bashkuan në perfeksion për të sjellë këtë këngë të destinuar për të djegur club-et. Përpos këtyre, kënga u komentua për videoklipin shumë modern me protagoniste modelen Andonia Dobi, e cila shfaqej në timon duke i dhënë makinës teksa dëgjon këngën “Miles away”. Dhe për revistën “Story”, Andonia tregon për herë të parë se në klipin e Vin Velit ka qenë në pritjen e ëmbël të bebes. Pyetjes sa muajshme shtatzënë ishte kur xhiroi skenat e tij, ajo i përgjigjet për “Story”: “Tek klipi i Vinit kam qenë 5 muajshe shtatzënë”. Ndërkohë kanë kaluar 4 muaj nga koha e xhirimeve, pasi Andonia tashmë e ka beben në duart e saj./Story.al/