Ish-partnerja e Stines i hyn seriozisht muzikës pas ndarjes, e vendosur për të bërë famë

Ishte vetë kantautori i njohur Ernest Duka (Stine) ai që bëri publike para ndërrimit të viteve ndarjen nga partnerja e tij Graciela Pashaj, me të cilën ka një vajzë.

Duke mos folur për arsyet që i çuan në ndarje, nuk vonoi shumë dhe ishte vetë Graciela ajo që thyeu heshtjen. Në një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, Stine i bëri një dedikim para të gjithë ndjekësve, duke e falënderuar për momentet e bukura dhe të vështira që kishin kaluar bashkë.

Stine-4

Por marrëdhënien e tyre foli vetë Graciela. E ftuar në emisionin “Da’Sara show”, ajo u shpreh se kur kanë qenë bashkë, ata kanë punuar shumë në studio “Ne kemi punuar gati një album, unë kam punuar goxha këngë te Nesti, shpresoj të më bëhet mbarë dhe t’i nxjerr!”, tregoi ajo.

Graciela shtoi se edhe pas ndarjes kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, pasi janë prindër të një vajze. Por duket se, tashmë si nënë, Graciela merr stafetën e famës si këngëtare. Ajo shihet gjithmonë e më shumë e angazhuar në koncerte live, në krah të Era Rusit apo Aurel Thëllimit.

Stine-2

Lidhja e saj me Stinen u bë publike para dy vitesh, pikërisht kur ata prisnin fëmijën e tyre. Nuk ishte rastësi pse kënga “Çifti simpatik” u bë hit në pak kohë, pasi për Stinen u krijua në periudhën kur u afrua më shumë me Gracielën. Në një intervistë që dha pak muaj para ardhjes në jetë të vajzës nga kjo lidhje, pyetjes se si nisi lidhja me nënën e fëmijës, ai iu përgjigj:

“Është histori e gjatë. Kemi vite që njihemi, por gjithmonë situatat që e bëjnë një lidhje jetëgjatë mes një çifti janë gjithmonë rastësi. Jemi njohur në ‘Top Fest’, ku ajo ka kënduar dhe thjesht u përshëndetëm atëherë. Unë po suportoja një këngëtare, që kishte bërë këngë në studion time e kjo ka qenë njohja. Por kemi pasur relata shoqërie 3 vitet e para, pasi ashtu ishin rrethanat, unë vija nga jetë tjetër, ajo nga një jetë tjetër. ‘Lidhje’ është fjalë e madhe për ta quajtur më vonë të tillë, por me kohën, ngadalë, me kalimin e ditëve, javëve, muajve, viteve u afruam…”, tha ai.

Stine-3

Po kush është Graciela Pashaj, këngëtarja që qëndroi gati një dekadë pranë Stines? Ajo është 7 vjet me e re se Stine dhe është diplomuar pranë Liceut Artistik. Tashmë, ajo vazhdon të këndojë në koncerte të ndryshme, ndërkohë që nuk dihet nëse do e publikojë albumin e realizuar nga Stine.