Ish-menaxheri i “Babastars” hedh dritë mbi konfliktin mes Dj Blunt e “RedBox”: Getoar k… ka nxitur sherrin
Albert Krasniqi, deri përpara disa kohësh ishte menaxheri i grupit të reperave “Babastars”, por për shkak të disa pakënaqësive dhe kontradiktave vendosi të shkëputej prej tyre. Ai është rikthyer në vëmendjen e publikut duke akuzuar liderin e grupit Getoar Selimin, si nxitësin e konfliktit të disa ditëve më parë mes njërës palë që përbëhet nga Dj Blunt dhe Real 1, dhe palës tjetër nga djemtë e “RedBox”, pikërisht Faton Shoshin dhe Gjikos. Në një status të publikuar prej tij në Instastory, Krasniqi hedh dritë mbi prapaskenën e këtij sherri publik mes djemve të njohur. Sipas tij, e gjithë kjo është bërë për vëmendje para bashkëpunimit të DJ Blunt dhe Getit (një produksion i cili mendohet se do të jetë gati në muajt prill ose maj). Alberti nuk ka nguruar të përgëzojë djemtë e “Redbox” duke i quajtur të talentuar. Disa muaj më parë, Krasniqi doli publikisht kundër Getit me pretendimin se në “Babastars” kishte diskriminim midis reperëve dhe lënien e tyre në harresë pas zhvendosjes së Getit në Tiranë.