Ish-lojtarja e “Big Brother” zbulon trajtimet për filmin me pullë të kuqe

Elisa Çaushi është nëna 29 vjeçare e djalit të saj 2 vjeç e gjysmë, e cila tashmë i ka hyrë aktrimit në Londër si aktore protagoniste e kinemasë +18, ose ndryshe kinemaja me pullë të kuqe. “End of hope” (Fundi i shpresës) titullohet produksioni shqiptaro-anglez i regjisorit Oni Sufi, që përzgjodhi ish-lojtaren e “Big Brother 4” të interpretojë në rolin e prostitutës shqiptare në Londër, në këtë film me skena të forta erotike, bazuar në historinë e vërtetë të një prej vajzave të trafikuara dhe të nxjerra në rrugët e Londrës. Po si po përgatitet ajo për të pasur një trup sa më seksi? Elisa ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku zbulon trajtimin për të arritur një fizik më të hollë, të tonifikuar dhe lëkurë me shkëlqim. Kujtojmë që para këtij filmi ajo realizoi një set fotosh provokuese topless dhe me të brendshme seksi. /Story.al/