Ish-lojtari nga Kosova i “Big Brother” jetë të re si Dr. House, përditë në sallën e operacionit
Diedon Musa, stomatologu nga Kosova që ka qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, tashmë po bën karrierë si kirurg. Me fotot dhe postimet që bën në rrjetet sociale, Diedon na kujton Dr. Gregory House, protagonistin e serialit mjaft të ndjekur amerikan, “Dr.House”. Ai ndan me miqtë momente nga salla e operacionet, ku thotë se përditë bën ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët e tij.